Cristiano Ronaldo luajti një tjetër finale Championsi por nuk arriti të shënojë. Portugezi luajti 90 minuta mbrëmë ndaj Liverpoolit dhe nuk arriti të shtojë edhe më shumë rekordin e tij për më së shumti gola në historinë e finaleve të Champions League, të cilin e mban vetë Portugezi me 4 gola.
Por, dicka e papritur i ndodhi atij në finalen e mbrëmshme. Gjatë një aksioni sulmues kur gjendej afër portës së Liverpoolit, një tifoz u fut në fushë dhe gjyqtari vërshëlloi për të ndalur aksionin edhe pse Cristiano gjendej shumë afër portës dhe mund të ishte aksion i golit për Portugezin.
Reagimi i tij i nervozuar erdhi nga lojtari Madrilen i cili ngriti duart lart nga pakënaqësia dhe u shpreh paska i nervozuar me atë që i ndodhi.
Ju ftojmë t’a ndiqni videon e mëposhtme për më tepër: