Mediet ndërkombëtare pas triumfit të Real Madridit në finalen e Champions Leagues ndaj Liverpooolit, i kanë quajtur lojtarët Madrilen pushtues të cilët sipas tyre nuk humbasin asnjëherë. Në mes tjerash shtypi ndërkombëtar ka fajësuar Kariusin për humbjen e The Reds në finalen e mbrëmshme, ndërsa ka lavëduar Bale për dopietën e tij.
Francezja L’Équipe hapet me titullin: Nata historike
Veç tjerash kjo gazetë thotë se Real Madridi vazhdoi të bënte histori të shtunën në Kiev, duke fituar Ligën e Kampionëve për të 3 herë radhazi dhe për të 13-tën herë në përgjithësi.
Gareth Bale për L`Equipe është lojtari i cili erdhi nga stoli për të rrëmbyer fitoren dhe trofeun.
Sipas kësaj të përditshme, fitues tjetër ishte Zinédine Zidane, i cili u bë trajneri i parë në histori që fiton 3 herë radhazi trofeun.
Cristiano Ronaldo dëmtoi festimet me deklaratën e tij të habitshme.
Gazzeta: Lotë, gafa dhe trillime. Kështu e hap ballinën e përditshmja italiane.
Brenda artikullit thuhet se Real Madridi është legjendar, ndërsa i quan lojtarët Madrilen si pushtues që kurrë nuk humbasin.
Kjo e përditshme italiane shkruan se Reali nuk ka rivalë. Ndrëkohë përmend faktin se Real Madridi u shpallën kampionë i Europës për herë të tretë radhazi – si Ajax dhe Bayern në vitet 1970.
Tutje, Gazzeta shkruan se nëse Reali vazhdon me këtë ritëm, atëherë do të barazojë rekordin e tyre të mëparëshëm kur arritën të fitojnë 5 trofe radhazi të Champions Leagues në vitet e 50-ta.
“Liverpool u tradhtua nga Kariusi fatkeq dhe u mposht 3-1”, e vazhdon shkrimin e saj kjo e perditshme.
Gazzeta thekson humbjen e një tjetre finale nga Klopp, por duke shtuar se tekniku gjerman kësaj rradhe duhet akuzuar me pak se herave tjera – përveç zgjedhjes së portierit.
Olé: Tri-Champions. Kështu e përshkruan e përditshmja portugeze triumfin e mbrëmshëm Madrilen.
Ole flet për dëmtimin e Salah dhe Carvajal në pjesën e parë, ndërsa shtron pyetjen se a do të humbasin Kupën e Botës.
Ole thotë se dy gabimet e Karius i dhuruan Real Madridit dy gola. Golin e parë të Bale, gazeta portugeze e quan monumental, ndërsa performancën e Uellsianit në përgjithësi si një natë të paharrueshme në Ukrainë.
Gazeta portugeze ka shkruar disa fjalë edhe për Cristianon. Fjalët e CR7 se ishte bukur të jesh pjesë e Real Madridit, kjo e përditshme portugeze i ka krahasuar me hedhjen e një bombe. Thotë së këto fjalë kanë hapur derën për një largim të mundshëm të Portguezit nga Kampi Madrilen.
Gazeta britanike The Guardian hapet me këtë titull: Brilanti Bale zhyt Liverpoolin
Natën e mbrëmshme e quan natë epike. Përderisa përmend gabimin e Loris Karius, thotë se ai do të duhet të jetojë me faktin që gabimet e tij do të mbahet mend për një kohë të gjatë.
Shkruan për goditja spektakolare të Gareth Bale dhe lotët e Mohamed Salah.
Bild: Karius ia dorëzoi trofeun Real Madridit
Përfundimi i këtij viti u mbush me dramë dhe përfundoi si një makth për portierin gjerman!. Është ky përshkrimi i gazetës gjermane Bild.
“Për herë të tretë në sezonet e njëpasnjëshme, Real Madridi janë mbretërit e Evropës”, e vazhdon artikullin e perditshmja gjermane.
A Bola: Një natë e tmerrshme për Kariusin i jep Real Madridit, Ligën e Kampionëve
Një gabim e dënoi ndeshjen vlerëson e përditshmja portugeze. Thotë se me fitoren 3-1 ndaj Liverpulit në Kiev, Real Madrid bëri një hap tjetër drejt konsolidimit të pozitës së tyre si klubi më prestigjioz në futbollin europian dhe botëror.