Zinedine Zidane është trajneri më i mirë në botë për shkak të 3 arsyeve: titujve të fituar, personalitetit dhe menaxhimit brenda zhveshtores, vlerësojnë mediet spanjolle.
Tekniku francez ka fituar 9 trofe për 3 vite sa është në krye të Real Madridit, prej tyre 3 trofe radhazi të Champions Leagues.
I fundit trofe në Champions League u arrit mbrëmë në fitoren 3-1 ndaj Liverpoolit.
TITUJT
Kjo është ndoshta sfera më e rëndësishme në botën e futbollit. Si për lojtarët, ashtu edhe për presidentin.
9 trofe për 3 vite. Ky është bilanci i Zinedine Zidane me Real Madridin. Ai është trajner i dytë i Real Madridit në këtë klasifikim të trofeve, duke kërkuar ta tejkalojë trajnerin më të trofeshëm në histori të klubit Madrilen, Miguel Muñoz i cili ka 14 trofe të fituar.
Zizou ka kaluar tashmë në këtë rendtije trajnerë të tjerë si: Mourinho, Del Bosque dhe Molowny.
Tre trofe të Champions Leagues radhazi. Askush nuk e kishte arritur këtë në formatin e ri të këtij kompeticioni.
Me triumfin e mbrëmshëm, Zidane i hapet rruga për fitimin edhe të dy trofeve të tjerë: Superkupës së Europës dhe Kupës së botës për klube.
Personaliteti
Nëse Zidane njihet për diçka ajo është qetësia e tij. Ai është i tillë. Kjo qetësi e ka bërë atë të menaxhojë situata shumë të komplikuara siç është eliminimi nga Copa del Rey.
Pjesë e personalitetit të tij është edhe kërkimfalja. Një të tillë ia kërkoi Ceballos, të cilin në njëren prej ndeshjeve të Kampionatit e inkuadroi në lojë vetëm në 2 minutat e fundit.
Real Madridi e ka arritur këtë stabilitet dhe ka gjetur stilin që i ka munguar aq shumë. Në Kiev goditi përsëri. Ai largoi Isco, ndërsa futi Bale, e që ishte çelësi i rikthimit.
Befasoi me Lucasin dhe Asensio kundër PSG. Rezultati e këtyre vendimeve tashmë është i njohur: TRIUMFI.
Menaxhimi brenda zhveshtores
Zidane e di se çfarë është të jesh pjesë e Real Madridit, qoftë si një lojtar, qoftë si një trajner.
Ramos ditë më parë bëri të ditur se nuk ka asnjë problem brenda zhveshtoreve Madrilene. Diçka e rëndësishme. Reali është bërë një familje e guximshme që mbron të gjithë lojtarët e saj.
Në momentet e vështira të Zidane ishin Marcelo dhe Ramos ata që mbrojtjen trajnerin. Në rastin e Keylor, ishte vetë trajneri.
Dhe kështu në raste të panumërta, secili ka ndihmuar njëri-tjetrin.
Zizou organizon pothuajse çdo vit drekë me lojtarët dhe familjet e tyre.