Vetëm pak minuta pasi siguroi titullin e 5-të në Champions League si lojtar, Cristiano Ronaldo shkoi të diskutonte të ardhmen e tij në Real Madrid, dhe këtë e bëri në mënyrën më të keqe të mundëshme: duke folur për mediat.
Për të gjitha spekulimet që kjo verë mund të jetë fundi i lidhjes Real Madrid – Cristiano Ronaldo, të gjitha faktorët janë nga Florentino Perez dhe vet klubi.
Fillimisht, ai ka një klauzolë prej 1 miliard euro në kontratë, një shumë jashtëzakonisht e lartë që nuk do të paguhet asnjëherë.
Për më tepër, prapa skenave ka patur negociata me Ronaldon për një kontratë të re në Santiago Bernabeu, teksa kontrata e tij aktuale mbaron në Qershor të vitit 2021.
Në fillim të këtij muaji, agjenti Jorge Mendes u takua me drejtorin e përgjithshëm të klubit, Jose Angel Sanchez dhe diskutuan sëbashku detajet e një rinovimi kontrate.
Shifrat për të cilat u diskutuan ishin ndërmjet 30 dhe 33 milion euro dhe kjo mund të jetë një kontratë rekord nëse meren parasysh edhe pagesat e të gjitha bonuseve duke përfshirë këtu fitimin e Champions League dhe Topit të Artë.
Kuptohet, një marëveshje akoma nuk është arritur, por duket sikur negociatat ishin në rrugën e duhur deri përpara finales së mbrëmshme.
Diskutime të zgjatura
E gjithë çështja filloi saktësisht një vit më parë, menjëherë pasi Real Madridi fitoi finalen e Cardiff, me 3 Qershor, 2017.
Perez i premtoi Cristianos një rinovim kontrate (aktualisht përfiton 23 milion euro në vit), pavarësisht faktit që kontrata e tij e re sapo ishte nënshkruar – Nëntor 2016.
Sidoqoftë, me 16 Qershor, veçse kishin nisur shenjat e para të një largimi teksa miq të afërm të Cristianos raportonin për të përditshmen Portugeze ‘A Bola’ që sulmuesi dëshiron të largohet nga Madrilenët, një spekulim që nuk u mohua asnjëherë.
Vera e vitit 2017 ishte edhe vera që ndryshoi termat financiar në futboll pas kalimit të Neymar në Paris Saint-Germain dhe kontratës së tij prej 37 milion euro në vit.
Vijoi rinovimi i Lionel Messit që u dakordua me Barcelonën për një marëveshje prej 33 milion euro në vit. Të dyja këto kontrata e lan Ronaldon larg nga podiumi, e që nuk u prit aspak mirë nga Portugezi që sapo kishte fituar Topin e Artë.
Çështjet brenda fushe
Një tjetër krizë ndodhi në Shtator të vitit 2017 me Real Madridin që fillonte kampionatin në një formë zhgënjyese, pavarësisht faktit që sapo kishin fituar Superkupën e Europës dhe atë të Spanjës.
Diçka munonte me Ronaldon dhe performanca e tij në fushë u hijëzua. Ishte e qartë që në atë kohë kishte një zhgënjim përbrenda me drejtuesit e klubit që madje kishin filluar të mendonin se mosha e tij është bërë një faktor.
Të gjitha lëvizjet çonin tek një premtim për një kontratë të re, teksa spekulimet për një ofertë të çmendur për Neymar veçse kishin filluar të dilnin në skenë.
Kjo bëri që lojtari të ndjehet i tradhëtuar duke shkuar deri në vendimin për të kërkuar largimin nga klubi në fund të këtij sezoni.
Menaxhimi i fondeve
Ajo që e bëri Cristianon të shpërtheje ishte edhe fakti që Real Madridi ishte i gatshëm t’i ofronte Neymar atë që nuk ia kishte ofruar akoma Cristiano Ronaldos.
Ai raportohet të ketë qenë i frustruar pasi ka marë vesht diçka të tillë duke marë parasysh edhe gjithçka që ka bërë për klubin.
Kjo u pa si një mungesë respekti dhe distancoi akoma më tepër lojtarin nga drejtuesit, me 33 vjeçarin që ndjente sikur klubi priste nga ai që të hiqte dorë.
Përmirësim i ndjeshëm i marëdhënieve
Forma e tij pas pushimeve të fundvitit ndryshoi gjërat, ai ishte senzacional dhe çoi ekipin deri në finale të Champions League teksa me golat e tij ndihmoi skuadrën të rikthehet edhe në La Liga.
Ishin momentet më të mira të Ronaldos dhe ai përfundoi sezonin me 44 gola në 44 ndeshje, duke shënuar gola vendimtar si ai ndaj Paris Saint Germain dhe ndaj Juventus, ndeshje në të cilat tregoi që pavarësisht viteve, ai akoma mbetet lojtari vendimtar i ekipit.
Kur mesi i prillit trokiti në derë, u vendos që lojtari kishte bërë mjaftueshëm për të fituar një kontratë të re dhe bisedimet u hapën përsëri, ndonëse Madrilenët vazhduan fshehurazi ndjekjen për Neymar duke e bërë atë prioritetin kryesor.
Një lojtar me atë krenari dhe me 5 Topa të Artë të fituar kuptohet që do e merte këtë si një trajtim negativ, teksa vijoi refuzimi i parë i kontratës duke e çuar çështjen të diskutohet edhe një herë në fund të sezonit.
Komente shokuese
Të gjitha këto na çuan aty ku jemi sot, me 27 Maj, me një mesazh kërcënues të dërguar nga Ronaldo nga fusha e stadiumit Olimpik, pasi Portugezi dështoi të tregohej figura kyçe e një tjetër triumfi të Real Madridit. Thënë ndryshe, ai ishte i diskonektuar nga ekipi.
Tani qëllimi është të minimozohet ndjenja e një konflikti, teksa të dyja palët kanë qenë në këtë pikë edhe më parë, aq shumë herë madje sa të gjithë besojnë se gjërat do të rregullohen, ashtu siç ka ndodhur vazhdimisht.
Perez dhe Ronaldo janë të destinuar për të arritur një marëveshje, thjesht sepse ata jan dy figurat kreyesore të epokës së artë në Santiago Bernabeu, një epokë e cila nuk është ndjerë që nga vitet 50-ta dhe 60-ta.
Pavarësisht irritimit të ndjerë nga bashkëlojtarët, ky mesazh nga golashënuesi më i mirë i historisë së klubit është vënë në kalkulim. Sidoqoftë, ai ka të drejtën të flasë, ashtu siç bëri në Shtator të vitit 2012, por njëjtë si në atë kohë, ai do të marë një kontratë të re dhe klubi do të punoje për të kënaqur egon e tij, vetëm e vetëm që marëdhënia të vazhdoje akoma.