Klopp e filloi intervistën duke përgëzuar Real Madridin dhe nuk kërkoi arsyetime për humbjen.
”Duket sikur po kërkoni arsyetime. Ra mbi lojtarin tonë dhe u dëmtua në një mënyrë të rëndë. Fat i keq. Djemtë pësuan një shok kur ai u desht të largohej. Nuk ka një shije të mirë ajo që përjetoi Salah. Dëmtimi ishte një makth i vërtetë. Keq për Liverpool, keq për Egjiptin. Por, dëmtimet janë pjesë e këtij sporti. Nuk e di se çfarë ndodhi, por në gjysmë orëshin e parë luajtëm shumë mirë, ishte ashtu siç e gjithë bota priste. Lojë e mirë, raste të mira, por askush nuk do të flasë se si humbën dhe të gjithë do të flasin për kampionin, e që është Real Madridi.”
Fat i keq: ”Golat ishin shumë të çuditshëm. Ai me roveshatë ishte i mrekullueshëm. Goditën traversën, por ne kishim poashtu disa goditje të mira. Në futboll ke nevojë për fat dhe ne jo vetëm që nuk e kishim, por e patëm edhe të keqin.”
”Nuk është një problem për paratë. Këtë e vendos merkatoja. Finalja ishte tjetër histori. Ishim aty, duke bërë gjëra që dimë t’i bëjmë, por gjërat na dolën nga kontrolli në një mënyrë të tmerrshme.”
”Nuk kam folur me Karius. Ndjej për të. Ai e di dhe ju e dini. Kuptohet që llogarisim tek ai. E sigurtë që do ia vëndosin atij fajin dhe jo mënyrës se si humbëm, se si luajtëm ndaj Real Madridit.”
”Nuk u përballëm mirë, por do të tentoj të jem profesionist. Duhet t’a pranojmë, deshëm të fitojmë gjithçka dhe nuk fituam asgjë.”