Real Madridi dhe Liverpooli përfaqësojne dy koncepte futbollistike të ndryshme. EKipi Madrilen ka një lojë të fuqishme kombinuese në mesfushë, të plotësuar nga sulmi shkatërrues ndërsa ekipi i Të Kuqëve, janë një ekip i drejtëperdrejtë ku forcat e tyre bazohen vetëm në treshen e tyre të sulmit Salah, Mane dhe Firmino të cilët kanë shënuar 29 nga 40 golat e ekipit të tyre në Champions League këtë sezon.
Këto diferenca mes dy ekipeve finaliste në Kiev janë vlerësuar qartë nëse analizojmë pasimet e dy ekipeve në këtë sezon. Në Real Madrid topi kontrollohet nga 5 lojtarë të ndryshëm: Kroos, Isco, Marcelo, Modric dhe Ramos, janë lojtarët që e marrin topin dhe e pasojnë tek bashkëlojtarët. Duke pasur shumë mundësi, kjo është një dhimbje koke për Klopp që duhet të hartojë një sistem mbrojtës për të mbyllur disa fronte që nuk janë të lehta.
Në këtë drejtim, Real Madridi ka një avantazh ndaj rivalit, që është Liverpooli i cili me vetëm 3 lojtarë fillon lojën: Lovren, Milner dhe Henderson. Ai që ka bërë më së shumti pasime tek ta është Lovren 552 pasime. Qendërmbrojtësi Kroat preferon të pasoj tek Karius, Van Dijk apo Hendersa. Lovren luan edhe me pasime të gjata dhe saktësia e tyre është 63%. Loja tipike e Liverpoolit varet nga: Karius, Lovren, Henderson, Milner, Firmino dhe Salah.
Celësi i suksesit të Real Madridi do të jetë aftësia për të ndalur Milnerin, asistuesin më të mirë të Championsit që lidh treshen sulmuese. Nëse nuk është në gjendje ta bëjë këtë, atëherë Madridi do të ketë problm pasi rreziku i vërtetë i Liverpooli është kur arrin topi te Firmino, Salah apo Mane. Mes të treve ka njëharmoni të përkryer por lidhja Firmino-Salah është më e rrezikshmja. Midis tyre janë bërë 160 pasime.
Portjeri Karius shpesh kërkon pasimet e gjata. Ai e ka bërë atë 207 herë këtë sezon. Sa herë që e bën do të jetë një lajm i mirë për Real Madridin pasi vetëm 30% nga këta topa kanë arritur te bashkëlojtarët e tij.
Stili i lojës së Madridit është i ndryshëm. Zidane ka disa alternativa për të marrin topin deri te Cristiano. Shumica e pasimeve të Portugezit vijnë nga Kroos, Marcelo, Modric dhe Isco. Një lidhje që mund të jetë vendimtare sonte..