Madridi fitoi ndeshjen e parë ndaj PSG-së në kuadër të eliminatores së Champions League dhe u desh të priten minutat e fundit për të arritur këtë fitore që e rriti motivin e ekipit edhe më shumë pas rezultateve të dobëta në La Liga.
Zidane startoi me Iscon në qendër të mesfushës duke i dhënë liri të plotë atij dhe me Cristianon e Benzema në sulm. Ky sistem funksionoi mirë në pjesën e parë por kur trajneri inkuadroi Asension dhe Vazquezin, ekipi filloi të zgjohet pak më shumë dhe të sulmojë portën e Francezëve. Njëherit Asensio ishte kyc në fitoren pasi dhuroi dy asiste në vetëm 10 minuta të luajtura dhe kështu ai së bashku me trajnerin morën meritat kryesore për këtë fitore.
Video që e kemi publikuar më poshtë tregon në detaje apo është një analizë taktike se si Zidane e fitoi ndeshjen me ‘zëvëndësimet e bëra ndaj PSG-së.