Karim Benzema ka dhënë një intervistë për Netflix në të cilën pervec temave rreth finales së nesërme, ka zbuluar edhe arsyen pse nuk ka luajtur asnjëherë për kombëtaren e prejardhjes së tij, Algjerisë.
”Unë fillova me Francën U15 dhe U16, kombëtarja e Algjerisë asnjëherë nuk më ftoi mua të luaj për të rinjtë. Ata asnjëherë nuk më telefonuan. Zgjodha kombëtaren e Francës si një atlet sepse është futboll. Nuk është arsyeja pse më pëlqente një vend më shumë se tjetri, kjo është e pakuptimtë.”, ka thënë Benzema i cili nuk ka marrë ftesën nga kombëtarja e Francës që nga viti 2015 për shkak të skandalit me Valbuenan.
Ndërsa sa i përket kritikave dhe fjalëve se ai zgjodhi Francën për para, Benzema u përgjigj: ”Origjina ime është Algjeriane, jam krenar për këtë dhe jam rritur në Francë. Kam luajtur për Francën dhe do të luaj përsëri. Do të vazhdoj kështu. Fjalët se zgjodha Francën për sportin dhe paratë janë qesharake.”