Stadiumi i Kievit, i cili do ta mirëpresë nesër finalen e Champions Leagues midis Real Madridit dhe Liverpoolit, ka një kapacitet prej 70,050 ulëseve, gjë që e bën atë stadiumin e dytë më të madh në Europën Lindore.
Inagurimi i tij ndodhi më 12 gusht 1923 dhe u ndërtua fillimisht për të strehuar lojrat e Ukrainës, Spartakiad.
Stadiumi i Kievit u rinovua disa herë, përderisa rinovimi i fundit ishte në vitin 2008 me rastin e kremtimit të Kampionatit Europian 2012.
Karriget në stadium janë blu e verdhë, ngjyra këto që përfaqësojnë flamurin ukrainas.
Lokacion perfekt
Stadiumi është i vendosur në zonën qendrore të qytetit, një avantazh i madh për spektatorët që lëvizin në kryeqytetin e Ukrainës për të shijuar takimin.
Stadiumi olimpik është vetëm tre kilometra larg nga hoteli ku po qendrojnë lojtaret e Real Madridit, dhjetë minuta udhëtim me autobus.
Finalja përjetohet edhe në SANTIAGO BERNABÉU
Anëtarët dhe tifozët spanjoll te Real Madridit të cilët nuk kanë udhëtuar për në Kiev, finalen e Champions Leagues do të mund ta shikojnë në një ekran gjigant në Santiago Bernabeu , njëjtë si në sezonin e kaluar.