Cristiano këto ditë ishte shumë i zënë me mediat botërore që pushtuan qendrën stërvitore të ekipit në Valdebebas dhe në një intervistë ai u pyet edhe për krahasimin e tij me sulmuesin e Liverpoolit, Mohamed Salah.
”Nuk mund të krahasohem unë me Salah. Jemi krejtësisht të ndryshëm. Ai luan me këmbën e majtë ndërsa unë me të djathtën. Unë jam më i gjatë dhe ai më i shkurt. Luaj mirë me kokë dhe ai jo. Jemi krejtësisht të ndryshëm. Njerëzit dëshirojnë të më krahasojnë mua me shumë lojtarë tjerë por unë jam ndryshe nga të tjerët. Salah gjithashtu është ndryshe. Por duhet të them se ka bërë një sezon fantastik në Champions League dhe në Premier League. Por të shtunën le të shohim se cfarë do të ndodhë.”, ishte përgjigjia e Portugezit për krahasimin me Salah.