Cristiano Ronaldo dha një intervistë për El Chiringuito de Jugones në të cilën foli rreth shumë temave të ndryshme dhe gazetari Josep Pedrerol e pyeti edhe se si ndihej kur e pezulluan për 5 ndeshje në fillim të sezonit.
”Më mërzitën me pezullimin. Ishte i vështirë shpirtërisht sepse isha përgatitur mirë për sezonin. Më pezulluan për 5 ndeshje për gjëra të pakuptimta. Sergi Roberto e goditi Marcelon dhe u dënua vetëm 4 ndeshje. Gjyqtari duhet të jetë më fleksibil. Ai e bën punën më të mirë nëse dialogon. U zhgënjeva sepse sipas mendimit tim nuk ishte e drejtë. Ka ndodhur me lojtarët e tjerë.”, ishin fjalët e Portugezit.