Zinedine Zidane vazhdon të mbrojë treshen e tij: ”Të tre nga BBC janë më të mirët.”, ishin fjalët e Zidane në konferencën për media në ditën e hapur të mediave në Valdebebas. Por realiteti është ndryshe. Dhe nëse Champions League është kompeticioni ku ekipi tregon vlerat, atëherë treshja BBC, mund të konsiderohet e heshtur. Benzema, Bale dhe Cristiano nuk kanë luajtur së bashku maksimumin e minutave këtë sezon në Champions. Europa nuk e pa si startues treshen BBC që nga ndeshja e vitit të kaluar ndaj Bayernit në Allianz Arena.
Që nga ajo ndeshje në Munich, më 12 prill 2017, të tre nuk kanë luajtur në asnjë ndeshje së bashku deri më 21 janar të këtij viti ndaj Deportivos në La Liga. Treshja nuk mund të luante së bashku këtë sezon shumë për shkak të pezullimit të Cristianos në fillim të sezonit, dëmtimit të Bale dhe Benzemas.
Në katër muajt e fundit të Champions League, tekniku Madrilen i ka dhënë vetëm 416 minuta së bashku treshes BBC në 9 ndeshje, të gjitha në La Liga, duke theksuar performancën e tyre në Clasico në Camp Nou.
Në Champions gjërat kanë qenë ndryshe. Cristiano ka qenë i padiskutueshëm në cdo kohë. Sigurisht. Por dy bashkëlojtarët e tij të sulmit kanë pasur kohë të vështirë në Europë, duke përfshirë lënien në stol në ndeshjen e parë në Munich ndaj Bayernit. Benzema nuk luajti në ndeshjen e dytë ndaj Juventusit dhe gjithashtu ishte në stol në Munich. Megjithatë iu rikthye golave në Bernabeu pasi shënoi dopietë ndaj Bayernit në ndeshjen kthyese.
Gjëra edhe më të këqija për Gareth Bale, i cili ka luajtur vetëm 99 minuta në Champions këtë sezon. Ishte në stol në të dy ndeshjet ndaj PSG-së, në stol në Torino. Startoi në ndeshjen kthyese ndaj Juves por Zidane e largoi në pjesën e dytë pasi ishte shumë pasiv. Uellsiani është pjesa më e brishtë e BBC-së, edhe pse në ndeshjet e fundit ka treguar luftën e tij për një vend në startuesen e finales. E ardhmja e tij do të jetë shumë me rreshta gjatë verës..