Jurgen Klopp foli për mediat në prag të finales së Championsit dhe në një intervistë të realizuar me ish-futbollistin e Liverpool Robbie Fowler, zbuloi disa aspekte që tekniku i ‘The Reds’ do të tentoje t’i shfrytëzoje ndaj Real Madridit.
”Marcelo është një lojtar që del shumë përpara, por.. nuk mbrohet. Real Madridi nuk ka dobësi. Futbolli nuk është aq i lehtë sa mendohet: nëse Marcelo del në sulm nga e majta, aty kemi Salah në atë hapsirë, që do të përballet më shpesh me Sergio Ramos,” theksoi tekniku. Klopp poashtu tregoi për punën e madhe që ka bërë ekipi Madrilen në këtë edicion të Championsit. ”U duhen katër raste për të shënuar dy gola. Në gjysmëfinale Bayern kishte neovjë për 8 raste për të shënuar një. Real Madridi ka shumë eksperiencë,” konfirmoi ia.
Klopp poashtu theksoi që ”të gjithë thonë se Real Madridi kishte fat kur eleminoi Juventus dhe Bayern, por është finalja e tretë rradhazi për ta. E katërta në 5 vitet e fundit. Do të na dëmtojnë në finale dhe gjithçka do të vendoset në momentet vendimtare varësisht nga rastet që do të shfaqen.”