Real Madridi ishte afër dy herë të nënshkruajë me Steven Gerrard (2005 & 2009) nga Liverpooli, i cili luajti 710 ndeshje për Të Kuqtë para se të largohej nga ta drejt MLS në vitin 2015.
Hera e parë kur presidenti Madrilen, Florentino Perez, kishte cak Gerrardin ishte në vitin 2004, kur klubi po kërkonte një mesfushor për të udhëhequr mesfushën e ekipit në sezonin 2005/06. Në këtë kohë Gerrard ishte kapiten në Anfield në moshën 24 vejcare. Duke ju përgjigjur këtyre lajmeve rreth largimit, mesfushori Anglez shfrytëzoi webfaqen e klubit për të thënë se ishin vetëm gënjeshtra.
Gerrard u tundua nga oferta e Real Madridit
Në vitin 2005, klubi bëri një ofertë prej 30 milionë euro. Por oferta u refuzua nga Liverpooli, të cilët dëshironin 45 milionë euro, dhe De La Red, Arbeloan dhe Javi Garcian, në shkëmbim me kapitenin e tyre. Gerrad, i cili gjendej në Ibiza, i priti i tensionuar lajmet për negociatat mes dy klubeve. Më 1 korrik, ai u takua me Rafa Benitez duke i treguar se ishte tunduar nga oferta Madridit. Katër ditë më vonë, Liverpooli doli me një deklaratë që thoshte se i kanë bërë një ofertë për të qëndruar në Madrid, por që Gerrard nuk ishte në gjendje t’a pranojë pasi dëshironte largimin.
Gerrard shkoi në Sky Sport dhe tha: ”6 javët e fundit kanë qenë më të vështirat në jetën time.”. Megjithatë situata mori njëkthesë të papritur dhe vetëm 4 ditë më vonë, ai rinovoi kontratën me The Reds deri në vitin 2009.
Alonso po, por jo Gerrard
Në vitin 2009, Perez u rikthye në mandatin e dytë si president. Në këtë kohë, Gerrard ishte 29 vjet dhe luajti në fitoren 4-0 të Liverpoolit ndaj Los Blancos në Anfield në cerekfinale të Champions League. Në verën e ardhshme, partneri i Gerrard në mesfushën e Liverpoolit, Alonso la Liverpoolin të nënshkruajë për Real Madridin. Por edhe njëherë, pavarësisht lidhjes me një transferim të mundshëm në Bernabeu, asgjë nuk u realizua dhe qëndroi në Liverpooli deri në vitin 2015, dhe u penzionua në vitin 2016.