Cristiano Ronaldo arrin më i lehtë se kurrë në një finale të Champions League. Në moshën 33 vjecare, lojtari Portugez kujdeset për fizikun e tij në detajet më të vogla për të arritur fundin e sezonit në formën sa më të mirë. Rezultati i kësaj punë është se ai arrin në finalen e Kievit nën 85kg (1.87 gjatësia), pesha që përfundoi sezonin e kaluar. Cristiano po ndjek një plan që e ka detyruar të humbasë peshën, të fitojë muskuj dhe elasticitet dhe të ruajë eksplozivitetin dhe fuqinë në kërcim. Parimi i tij, si i shumë lojtarëve të tjerë të cilët kanë tejkaluar moshën e caktuar, është të humbasë një kilogram në cdo vit në mënyrë që të mos rritet yndyra dhe të mos humbasë shpejtësinë. Tani, Cristiano është gati në 84kg këtë sezon.
Cristiano shfaq një fizik të mrekullueshëm që i lejon atij të bëjë gjëra të mëdha sikurse ndaj Juventusit në të cilën me autoritetin e tij kërceu 2.23 metra dhe që mahniti gjithë botë. Historia fizike e golashënuesit më të mirë në historinë e Madridit (450 gola në 437 ndeshje), përmban të dhëna që habisin stafin teknik dhe mjekësor të ekipit. Ai ka një masë yndyre prej 7% ndërsa lojtarët normalisht kanë nga 10 apo 11% yndyrë në trupin e tyre; ka një masë të muskujve prej 50%, ndërsa tek lojtarët tjerë kjo nuk kalon mbi 46%, dhe një kërcim të jashtëzakonshëm. Të gjitha këto në bazë të një studimi i japin atij një moshë biologjike të një lojtari prej 23 vjet. ”Ka një gjenetikë jashtë normales.”, sigurojnë në Valdebebas.
Faktori Zidane
Zidane gjithashtu ka bashkëpunuar në mënyrë aktive për të rritur karrierën e Cristianos. L’Equipe zbuloi një bisedë mes teknikut Madrilen dhe Portugezit, në përpjekjen e Francezit për t’a pushuar më shumë Cristianon: ”Nëse ju më dëgjoni mua, duhet të pranoni që të pushoni kohë pas kohe, të humbasni disa ndeshje. Nëse më besoni mua, ti do të rritësh karrierën tënde edhe për disa vite.”, ishin fjalët e Zidane drejtuar Cristianos.
Cristiano pranoi këtë sfidë dhe Zidane me ndihmësin e tij Pintus, hartuan një plan që ta kenë Portugezin sa më të fortë në fundin e sezonit dhe këtë e arritën pasi Cristiano eliminoi PSG-në me dy gola, shënoi dy gola në Itali ndaj Juventusit dhe penalltinë vendimtare ndaj tyre në Bernabeu. Dhe në La Liga, ka shënuar 12 gola në 7 ndeshjet e fundit.
Tashmë ka harruar shqetësimin qëkishte në El Clasico dhe që e bëri të humbasë dy ndeshje: ndaj Sevillas dhe Celtas, Cristiano tani është fizikisht dhe mentalisht i fokusuar për finalen e Champions League ndaj Liverpoolit. ”Ndjehem mirë, duam të jem në formën më të mirë të shtunën.”, tha Portugezi në ditën e djeshme për mediat botërore që ishin të pranishëm në Valdebebas.