Cristiano ka dhënë një intervistë për El Chiringuito de Jugones në të cilën ka folur për disa tema të ndryshme. Kjo ishte intervista e tij e plotë:
Si ndihet në Madrid?
”Në zhveshtore ndjej se bashkëlojtarët kanë dashuri për mua. Ata e dinë ai që jam, nuk gaboj dhe vazhdoj me këtë. Ka kohë të mira dhe të këqija por ka gjëra të tjera që nuk mund të kontrollohen. Në përgjithësi unë ndjehem i dashur në Real Madridi dhe kjo është më e rëndësisshme. Florentino më jep dashuri mua dhe lojtartët, disa më të vecantë, por më japin dashuri rrugës. Unë mund të jem më fleksibil dhe më i dashuruar dhe nuk jam, është mënyra ime për të qenë ashtu. Ndoshta ka lojtarë tjerë më të vecantë. Nuk ka nevojë të jem miku më i mirë i presidentit, duhet të jemi mirë profesionalisht. Ai më trajton mirë.”
A do të penzionohet në 41 vjet?
”A e thash këtë? Tani jam 23 vjet biologjikisht. Ka mbetur shumë, deri në 41. Jam mirë, i lumtur, nuk mund të ankohem. Të shtunën luajmë një tjetër finale, njerëzit janë me Cristianon, tifozët. Jam shumë mirë, por ka gjëra që nuk varen nga unë. Në shtëpinë time, po. në Madrid, jo.”
Dyshja, Cristiano-Neymar?
”Unë nuk kontrolloj këto gjëra. Kam ardhur këtu para 8 viteve dhe gjithmonë flitet për 50 lojtarë të cilët do të vijnë por në fund nuk vjen ashkush. Në shtator flitet që do të vijnë shumë lojtarë dhe në fund finalet i arrijmë të njejtit.”
A është Madridi, ekipi më i mirë në botë?
”Unë ende vazhdoj të besoj se Madridi është klubi më i mirë në botë”
Një tjetër Top i Artë?
”Eshtë akoma shumë herët të flitet për këtë.”
Më të mirët në Madrid?
”Të gjithë janë: Bale, Benzema, Asensio, Vazquez…të gjithë.”
11’shja e finales?
”Kjo është për Zidane, nuk do të përzihem në këtë. Ata që luajnë do të bëjnë mirë.”