Casemiro mbrëmë dha një intervistë për mikrofonat e El Larguero të Cadena Ser dhe foli për shumë tema të ndryshme ku gjithashtu iu është përgjigjur kritikave të Xavit, ish lojtarit Blaugran.
”Gjithkush e kupton atë që dëshiron. Nëse pyesni dikë për historinë e Madridit që jam duke bërë në këtë klub. Jam këtu për 4 vite dhe është finalja e 4 e Champions League. Gjithkush mund të flas cfarëdo që dëshiron.”, ishin fjalët e tij për kritikat e ish mesfushorit Spanjoll.
Ndërsa kur është pyetur për nënshkrimin e mundshëm me Barcelonën, Casemiro shtoi: ”Sic tha Xavi unë nuk e kuptoj futbollin dhe nuk mund të nënshkruaj për Barcelonën. Nuk kam futboll të Barcelonës. Jam i Madridit deri në vdekje.”