Arsene Wenger refuzoi Real Madridin. Në një intervistë të dhënë për beIN Sports, trajneri Francez bëri të ditur interesimin e Real Madridit, që nga tekniku kërkoi t’a lërë stolin e Arsenal, por ai refuzoi ofertën sepse nuk mundi të tradhëtonte klubin e tij.
”Kur ndërtuam stadiumin e ri, drejtuesit më siguruan edhe 5 vite të tjera në Arsenal. Kishte kaluar vetëm një vit dhe më pas erdhi oferta e Real Madridit. Gjithmonë je i tërhequr nga një kalim i tillë, por ishte një moment shumë delikat për Arsenal. Më ofruan mundësinë të kem kontroll total në klub,” siguroi ish-trajneri i Arsenal.
Ndërsa për interesin e klubeve tjera, Wenger shprehet që ”ka patur aq shumë oferta sa që nuk do më besonit, por kam thënë jo shumë herë.”