Cristiano kaloi nëpërmjet mikrofonave të mediave në ditën e hapur për media sot në qendrën stërvitore të ekipit në Valdebebas. Portugezi analizoi këto tema para finales së Champions League:
Finalja
”Do të jetë një moment historik, jemi të ngazëllyer. E shoh gjatë gjithë javës që nuk jemi shumë në vetëdije se mund t’a fitojmë atë për vitin e tretë radhazi. Dhe më mirë, sepse jemi të fokusuar vetëm në ndeshje. Ndihem mirë, gjithashtu edhe bashkëlojtarët. Nëse fitojmë, do të ishte kulmi.”
Motivimi në Champions
”Më pëlqen të luaj në këtë kompeticion. Gjithmonë janë ndeshje të mira, për të fituar këtë kompeticion duhet të fitoni ndaj më të mirëve të botës. Eshtë gjithmonë një kompeticion në të cilën ndodh dicka, ndodhi ndaj Juves, ishte një sezon spektakolar në Champions, kam shënuar në të gjitha ndeshjete fazës së grupeve. Duhet që gjithmonë të jeni i motivuar, në këtë klub nuk mund të relaksoheni dhe aq më pak në këtë kompeticion. Championsi, që nga Gento dhe Di Stefano, është special, në nivelin personal më motivon shumë.”
Gjendja fizike
”Dua të jem mirë të shtunën, të luaj mirë dhe nëse është e mundshme të shënoj gola, por më e rëndësishmja është të fitojmë, nuk më intereson kush i shënon golat, gjëja më e rëndësishme është të bëjmë historinë.”
Si e sheh Liverpoolin
”Finalet janë gjithmonë të vecanta, pa marrë parasysh rivalin. Nuk mendoj se do të jetë e lehtë, ata janë këtu sepse e merituan. Më kujtojnë Madridin para disa viteve, 3 vite të shpejta. I respektojë shumë, por mendoj se Madridi është më i mirë.”
Nëse fiton Championsin e 5’të, barazon Bayernin, Barcën, Liverpoolin?
”Tani duhet të mendojmë për të shtunën. Ne nuk jemi në vetëdije për historinë që mund t’a bëjmë. Prandaj ti mbushim bateritë, të tregojmë përvojën tonë dhe të fitojmë ndeshjen.”
A është Cristiano në 84kg apo më pak?
”Pak më pak.”
Mesazhi për tifozët
”Ata të jenë pozitiv, të mbështesin ekipin sic e kanë mbështetur deri tani dhe do të përpiqemi të japim gjithcka për të fituar. Hala Madrid!”