Karim Benzema ka dhënë një intervistë për Netflix, intervistë në të cilën diskutoi edhe për situatën e tij me kombëtaren e Francës, nga e cila nuk ka marrë ftesë që nga viti 2015 për shkak të atij rastit me Valbuenan.
Sulmuesi Madrilen, i shpallur i pafajshëm nga ai rast, ka thënë se nuk do të largohet nga kombëtarja e tij edhe pse nuk po merr ftesën.
”Eshtë e sigurtë se kur më shohin për herë të parë, ju mund të pyesni për mua, por unë jam një personal normal si të tjerët. Eshtë e lehtë të them ‘po largohem’ nga Franca por kjo nuk është ajo, ky nuk jam unë. ”OK, po largohem”, JO. Nuk përfundon kurrë për mua.”
”Ekipi i Francës është ende këtu. Jam në Real Madrid, do të vazhdoj të përmirësohem. Vazhdoj të fitoj trofe. Kjo është ajo, le të shohim.”