Po flitet shumë për të ardhmen e Bale në Real Madrid dhe ESPN vë në tryezë një rrugë që teknikët Madrilen janë duke e studiuar tashmë për zëvëndësimin e Uellsianit.
Leon Bailey, 20 vjecari i Bayer Leverkusen, ka luajtur 34 ndeshje këtë sezon dhe ka shënuar 12 gola për klubin Gjerman. Bayern Munich është i pari që ka provuar nënshkrimin e tij, por oferta e tyre është hedhur poshtë. Nga ana tjetër, ata mirëpresin një interesim nga pala e Real Madridit.
Preferencat që i kanë dhënë drejtuesit Madrilen janë të pamposhtura dhe e vetmja pengës që mund të lind është vlera e tij e cila konsiderohet 100 milionë euro për largimin e tij. Të afërmit e lojtarit Xhamajkan janë të lumtur dhe mirëpresin që Bailey të luajë nën urdhërat e Zidane në sezonin e ri.
Ju ftojmë t’a ndiqni videon e mëposhtme për të shikuar aftësitë e Bailey: