Florentino Perez u tregua euforik pasi ekipi i basketbollit fitoi Euroligën. ”Ishte shpërblimi për punën e një sezoni të plotë me vështirësi, ata kurrë nuk u dorëzuan dhe kjo është një gëzim jo vetëm për La Deciman por edhe për iluzionin e djemëve që kanë bërë.”, janë fjalët e presidentit Perez.
Të shtunën, ekipi i futbollit mund të fitojë dopietën historike: ”Të enjtën do të shkojë në Kiev me ekipin e futbollit. Do të shohim nëse kemi fat për të fituar dy Kupat Europiane. Kjo nuk ka ndodhur asnjëherë por ne jemi Madridi, cdo vit duam të mposhtim rekordet tona.”