Real Madridi është gati për Championsin dhe numërimi mbrapsht tashmë ka filluar. Të gjithë kanë mendjen tek Kiev dhe 45 minutat e para ndaj Villarreal e treguan më së miri këtë, ndonëse në 45 të tjerat skuadra luajti si e përgjumur, duke ëndërruar për titullin e 13-të.
Villarreal mori avantazhin nga kjo dhe arriti të barazoje rezultatin, por ishte Gareth Bale ai që mori të gjithë vlerësimet me një tjetër gol të shënuar.
Çdokund tjetër ai do të ishte një titullar i padiskutueshëm, por Real Madridi është Real Madrid dhe Zinedine Zidane duket se mund t’ia hedh paq..
Apo, tashmë duket e pamundur?
Edhe njëherë tjetër Uellsiani shfrytëzoi në maksimum shansin e dhënë, duke e lënë trajnerin me një vendim të vështirë përpara finales së Kiev.
Me 4 gola të shënuar në 3 ndeshjet e fundit, ai është lojtari që mund të vendosë një finale.
Dilema e teknikut mund të jetë mes tij dhe Benzemas, por me performancat që ai ka treguar së fundmi, pa dyshim që meriton titullarin.
Ai ka rigjetur ritmin, shpejtësinë, shkathtësinë, lojën që e karakterizon dhe atë që është më e rëndësishme: e gjen rrugën e rrjetës me një lehtësi të madhe.
Dhe kur ke një lojtar të tillë në ekip me formën aktuale, pse të mos e luash në një finale?
Gjithçka mbetet të shihet..