Gazetari belg, Kristof Terreur ka bërë të ditur se bashkombasi i tij Eden Hazard po pret një telefonatë nga Real Madridi, duke shtuar se lojtari belg ka disa vite që po e kërkon kalimin tek klubi Madrilen.
“Ai është një tifoz i Real Madridit që nga fëmijëria”, u shpreh Terreur.
Gazetari në fjalë tregoi se Hazard i kishte thënë atij që është i hapur për çdo sfidë të re, por se është i lumtur te Chelsea.
Sipas asaj që thotë Terruer, 27 vjeçari Hazard nuk i ka mbyllur derën asnjë ekipi.
Belgu Hazard ka disa vite që lidhet me një kalim të mundshëm te Real Madridi. Përveç Realit për Hazard interesim ka shfaqur edhe Man City, të cilet janë të gatshëm të ofrojnë 100 milionë euro për shërbimet e tij.
Eden Hazard i cili aktualisht luan te Chelsea, disa ditë më parë ka bërë të ditur se nuk e ka problem nëse këta të fundit nuk do të luajnë në sezonin e ri në Champions League.