Zinedine Zidane u shfaq në konferencë për shtyp para ndeshjes së nesërme ndaj Villarealit, e cila është ndeshja e fundit në La Liga për këtë sezon. Tekniku Madrilen diskutoi për këto tema:
Ekipi i plotë
”Jam shumë i lumtur që kam të gjithë këtu, ata e meritojnë këtë. Disa nga djemtë kanë pasur probleme gjatë vitit por e merituan të jenë këtu dhe të gatshëm për të luajtur. Gjëja e trishtuar është se, kur ju keni 24 djem, disa prej tyre do të pushojnë edhe në ndeshjen e nesërme. Jam i kënaqur me punën se si punuan gjatë javës. Eshtë mirë për dinamikën e ekipit dhe dua t’i falënderoj ata për atë që po bëjnë. Kemi pasur disa kohëra të vështira gjatë sezonit, nuk i kam pasur gjithmonë 24 lojtarët të gatshëm. Për të arritur në fund të sezonit pa ndonjë dëmtim apo shqetësim është shumë pozitive.”
Ndeshja e fundit në La Liga
”Kemi pasur një javë të madhe, jemi stërvitur mirë, me një ritëm impresiv. Jemi të aktivizuar dhe të gatshëm për finalen. Shpresojmë se nesër do të japim një performancë të mirë, është e rëndësishme, dëshirojmë ta përfundojmë La Ligan mirë dhe pastaj kemi një javë kohë për të përgatitur finalen.”
Forma në La Liga këtë sezon
”Jemi të pakënaqur me fillimin e La Ligas. Edhe në qoftë do të kishim ecurinë e sezonit të kaluar, ne nuk do t’a fitonim La Ligan këtë vit. Barcelona ka pasur një sezon të madh dhe duhet t’i përgëzojmë ata. Nuk jemi të lumtur se si filluam sezonin, por të lumtur se si përfunduam La Ligan.”
Trofeu i tretë radhazi i Championsit?
”Eshtë e madhe. Do të thotë shumë, mbi të gjitha puna që po bëjmë është mirë. Lojtarët janë të uritur për t’a fituar dhe e kanë treguar këtë. Eshtë fantastike të filloj karrierën time të trajnerit në këtë nivel. Unë fokusohem cdo ditë në punën time dhe e vetmja finale që jam i interesuar për këtë vit. Nuk më interesojnë tjerat.”
Cristiano dhe Carvajal, do të luajnë nesër?
”Po, është e rëndësishme të jenë këtu. Nuk mendoj për gjërat negative sikurse ata që mund të dëmtohen. Ne duhet të japim një performancë të mirë nesër, është e rëndësishme përgatitja për finalen. Edhe nëse në stërvitje kemi bërë mirë, askush nuk mund të përsëris intensitetin, presionin dhe ritmin e një ndeshje futbolli. Jemi të kënaqur që mund të luajmë nesër. Cristiano është 120% i gatshëm, ai është mirë. Ka stërvitur normalisht gjatë javës dhe është i gatshëm për të luajtur nesër, në ndeshjen tonë të fundit para finales.”
Atletico kampion i Europa League?
”Do të doja të përgëzoj Atleticon për këtë arritje, jam i lumtur për ta, e merituan. Më pëlqen Juanfran, nuk kam asgjë për t’i thënë atij. Eshtë një shaka, nuk është problem dhe kjo është ajo.”
A ka sjellur Bale dyshime për formacionin e finales?
”Aspak. Ne kemi nesër një ndeshje dhe pastaj do të shohim. Ideja më e mirë për mua dhe të gjithë lojtarët është se fizikisht jemi 100% të gatshëm. Nuk jam duke treguar askujt formacionin derisa të filloj ndeshja. Bale është duke luajtur mirë dhe stërvitur mirë. Kur një lojtar shënon gola, ju mund të thoni se po luan mirë. Fizikisht, të gjithë duken mirë.”
Benzema nuk do të luajë në Botëror?
”Kemi folur për këtë dhe përsëri situata nuk ka ndryshuar. Ai duhet të fokusohet në atë cfarë po vjen në këtë pjesë të sezonit, nuk është dicka e re dhe nuk do t’a lejojmë të shqetësohet, tashmë e dinim për këtë.”
Rubiales, presidenti i ri i futbollit në Spanjë?
”Ne duhet t’a përgëzojmë presidentin e ri, Lus Rubiales, dhe ti dhurojmë një mirëseardhje të ngrohtë. Ai tani duhet të punojë, sic tha edhe vetë, se dëshiron të punojë shumë dhe kjo është e gjitha për të. Presidenti ynë tha të njejtën gjë.”
Lojtarët me më pak minuta?
”Një vit këtu vlen 10, edhe nëse luani më pak. Të stërviteni me lojtarët që kemi nuk është një vit u humbur. Ata janë përmirësuar shumë. Cdo lojtarë dëshiron të luaj shumë, por ka qenë një vit shumë pozitiv. Janë të ri dhe vitin e ardhshëm do të shohim se cfarë do të bëjmë me ta. Disa nga ta kanë nevojë të luajnë 20 apo 30 ndeshje dhe do të shohim se cfarë do të ndodhë.”
Fjalët e Messit për të ardhmen e Neymar
”Nuk diskutojë për një lojtar që nuk është i imi. Kemi edhe 10 ditë para, ndeshjen ndaj Villarealit dhe finalen. Do t’a diskutojmë atë më vonë, por jo në këtë fazë.”