Juventusi dëshiron të peshkojë në Real Madrid gjatë merkatos së ardhshme verore. Klubi Italian e dëshiron me cdo kusht transferimin e Mateo Kovacic, kroatit që konsiderohet zëvëndësuesi ideal i Luka Modric në ekipin Madrilen.
Sic raporton Corriere dello Sport, Zonja e Vjetër është e gatshme të fillojë një ofensivë të madhe për mesfushorin Madrilen. Stafi teknik i klubit Italian do të mundohen t’a bindin atë duke i ofruar të gjithë minutat në formacionin startues të tyre, por vështirë se mund t’a bindin klubin Madrilen që e konsideron të pashitshëm Kroatin.