Ndjenjat e finales së Champions League tashmë janë në prezencën e të gjithë futbolldashësve dhe shumë analistë të futbollit po analizojnë mundësitë e të dyja ekipeve për finalen e Kievit.
I fundit që ka folur është ish bashkëlojtari i Cristianos tek Manchester United, Gary Neville, i cili ka shpresën që ish klubi i tij të fitojë FA Cup dhe Cristiano në anën tjetër të mposhtë Liverpoolin.
”Do të jetë një ferr. Ne jetojmë vetëm me shpresën se United do të fitojë FA Cup dhe miku dhe djali ynë Cristiano të shfaqet dhe të shënojë një hattrick të bukur. Liverpooli ka bërë një rrugë briliante për të arritur në finale por nuk dua t’a fitojnë trofeun e Champions League.”, ishin fjalët e tij në një intervistë për Daily Mail.