Ekipi sot kishte një vizitë në qendrën stërvitore në Valdebebas nga 50 tifozë fitues të një loje nga Movistar Likes.
Salla e shtypit në kampin Madrilen priti evenimentin me lojtarët e ekipit që dhuruan autografe dhe analizuan me disa fjalë finalen e Champions League ndaj Liverpoolit më 26 maj.
Kapiteni Ramos ishte ai që mori i pari fjalën ku analizoi ndeshjen më të rëndësishme të vitit.
”Të kemi një mundësi tjetër për të treguar se jemi mbretërit e Europës është shumë pozitive. Puna, këmbëngulja dhe sakrifica e tërë vitit shpërblehet me mundësinë e një finale të re. Pas asaj që kemi arritur këto vite do të përpiqemi ta kthejmë atë gezim dhe atë titull Championsi. Do të ishte një ëndërr për të sjellë titullin e Championsit për herën e tretë radhazi në shtëpi, tani jemi me shpresën se ky është rasti dhe ne mund të festojmë me tifozët tanë.”, ishin fjalët e kapitenit Madrilen për finalen e 4’të të Championsit në 5 vitet e fundit.