Të shtunën e 26 majit do t’a mësojmë kampionin e ri të Europës. A do të jetë Real Madridi për herën e tretë radhazi apo Liverpooli për herën e 6’të në historinë e tyre, duhet të presim deri së paku në ora 23:00 të shtunën më 26 maj në stadiumin e Kievit.
Të dyja ekipet finaliste kanë filluar të mendojnë tashmë për finalen e madhe dhe kanë vendosur t’i tregojnë lojtarëve të tyre edhe shpërblimet apo bonuset nëse shpallen kampion i Europës.
Sipas ‘Marcas’, klubi anglez duket se ka vendosur t’i shpëblejë lojtarët e tyre me 200 mijë euro nëse mposhtin Real Madridin në finalen e Kievit, ndërsa në anën tjetër Real Madridi që është një specialist i finaleve, në vitet e fundit i ka shpërblyer lojtarët me nga 320 mijë euro bonuse për fitimin e Championsit dhe këtë do t’a bëjë edhe këtë sezon.