Neymar ka reaguar më në fund rreth spekulimeve për të ardhmen e tij, të cilat në javët e fundit kanë qenë shumë nëpër mediat të njohura botërore.
Lojtari Brazilian u shpall lojtari i vitit në Ligue 1 dhe momentin kur pranoi cmimin foli edhe për të ardhmen e tij para shumë të pranishmëve që ishin në sallën e galambrëmjes.
”Madridi apo United? E gjithë bota e di se cfarë kam ardhur këtu për të bërë, objektivat që kam. Objektivi im tani është Botërori, nuk është momenti të flas për transferimet, jamë pak i mërzitur nga kjo.”, ishin fjalët e Brazilianit.
Këto fjalë të tij ndjekin rrugën e presidentit të PSG-së, Al-Khealifi i cili para disa ditëve tha se Neymar do të qëndrojë në klubin Francez 2000%.