Ekziston vetëm një gjë në mendjen e Gareth Bale dhe ajo është finalja ndaj Liverpool që do të luhet me 26 Maj në Kiev.
Në javët e fundit ai ka përjetur një rikthim të dukshëm në formë, ashtu siç ka bërë vazhdimisht që nga koha kur ka ardhur në Real Madrid dhe tani po bën gjithçka që i vjen për dore në mënyrë që të siguroje një vend titullari në finalen ndaj Liverpool.
Teksa vetëm disa javë më parë dukej sikur fati i tij ishte vendosur tashmë dhe ai do të ishte pjesë e stolit, Uellsiani u dëshmoi të gjithëve të kundërtën. Ai jo vetëm që shënoi një gol fantastik për të barazuar rezultatin ndaj Barcelonës në Camp Nou, por poashtu shënoi dhe një dopietë ndaj Celta Vigos në fitoren 6-0 në Santiago Bernabeu.
Ai dukej i shpejtë, i fortë dhe shumë atletik, përpara se të tregonte edhe aftësitë e shkëlqyera dhe vrasëse përpara portës, të cilat i falën dhe një duartrokitje të ngrohtë nga tifozët Madrilen.
Performancat e fundit dhe numrat e tij këtë sezon (18 gola të shënuar) i kanë dhënë Zizous një dhimbje koke në prag të finales, me teknikun që e pranoi diçka të tillë edhe pas fitores ndaj Celta Vigos në konferencën për media.
Ishte pikërisht finalja e vitit të kaluar ku Bale humbi vendin e tij dhe qëndroi në stol pasi sapo ishte rikthyer nga dëmtimi dhe Zidane e pa se sa mirë mund të luante skuadra me Iscon në fushë.
Dëmtimet e penguan Balen edhe në fillimin e sezonit, por ai tashmë ka një kohë të gjatë që duket i shëndetshëm dhe në formë. Anësori Uellsian ka hedhur kandidaturën për të qenë mes titullarëve ndaj Liverpool dhe ka treguar disa herë që është një lojtar i ndeshjeve të mëdha.
Pas kësaj, ai do të duhet të marë në konsideratë të ardhmen e tij, teksa ardhja e mundëshme e Neymar në Madrid mund të sforcoje një largim të tijin nga Santiago Bernabeu.
Për momentin, sidoqoftë, Uellsiani nuk ka thënë asnjë fjalë për këtë çështje. Ai mendon vetëm për finalen në Kiev dhe ka një qëllim: të startoje dhe të bëje një ndeshje të madhe.