Nasser Al Khelaifi, presidenti i PSG-së, ka qenë shumë i fuqishëm kur komentoi lajmet rreth të ardhmes së Neymar.
”Do të qëndrojë 2000%”, ishin fjalët e tij për mediat pasi ekipi Parizien pranoi titullin e Ligue 1.
Al Khelaifi iu përgjigj Madridit dhe mediave spanjolle që ditëve të fundit raporton se ekziston një pakënaqësi tek lojtari Brazilian dhe po kërkon largimin.
”Mediat spanjolle po flasin dhe kanë folur që nga tetori, duke thënë se ai nuk është i lumtur. Të gjithë këto janë fallco dhe nuk do t’i përgjigjem thashethemeve. Ai ka një kontratë dhe do të qëndrojë. Gjithashtu nuk mund t’i përgjigjet gjithckaje që del nëpër media.”, vazhdoi presidenti i klubit Francez i revoltuar me këtë pyetje që shpesh po ia bëjnë gazetarët.