Zinedine Zidane u paraqit në konferencë për shtyp pas fitores së mbrëshme ndaj Celtas me rezultat 6-0 në Bernabeu. Tekniku Madrilen diskutoi për këto tema:
Fitoren
”Unë preferoj të kem të gjithë lojtarët në formë dhe gati për në Kiev. Pas kësaj do të kem një dhimbje koke për përzgjedhjen që të vendosim formacionin startues për finalen, por më pëlqen kjo. Kemi pasur një performancë të shkëlqyeshme dhe ishte e rëndësishme që e bëmë këtë. Sesionet e trajnimit nuk mund të zëvëndësohen me ndeshje. Ishim të fokusuar dhe luajtëm një futboll të mirë nga jashtë, shënuam 6 gola dhe nuk pranuam asnjë.”
”Jam i lumtur për Keylor, që nuk pranoi gol. Ai ka marrë kritika të vonuara dhe golat nuk janë vetëm faji i tij, është i të gjithëve. Navas shpëtoi portën në dy apo 3 raste, si dhe dërgoi topin shpejt te Modric për golin e parë që shënoi Bale. Kjo lloj gjëje është absolutisht kruciale.”
Lista e ndeshjeve
”Ne nuk mund të marrim dhe të zgjedhim orarin tonë. Kështë është ky vit, ndërsa vitin e kaluar kemi pasur dy javë për të përgatitur finale. Eshtë ashtu sic është, nuk mund të bëjmë asgjë për këtë. Nuk është problem aq sa jam i shqetësuar, jam i sigurt se do të jemi gati.”
Formacioni startues në finale
”Nuk e di se cfarë do të vendos. Nuk kam asnjë ide.”
Bale
”Bale është në formë të mirë. Ai po bën mirë dhe e tregoi këtë. Jam i lumtur për të, golat e tij dhe cfarë po jep ai. Celësi për ne është të gjithë të jemi në formën tëmirë. Kemi një ndeshje para finales dhe duam të luajmë sikurse kjo. Në Kiev, unë duhet të zgjedh mes 24 lojtarëve.”
Evolucioni si trjaner
”Jam përmirësuar si trajner që nga finalja e parë e Champions League, është e pashmangëshme. Më pëlqen dhe nëse vazhdoj si trajner, do të vazhdoj të përmirësohem. Njerëzit që punoj me ta do të më ndihmojnë, ashtu si stërvitja me këtë ekip.”
Nënshkrimet
”Eshtë e pashmangëshme. Njerëzit gjithmonë flasin për nënshkrime të mundshme. Të gjithë lojtarët e mëdhenjë duan të vijnë në këtë klub, është një klub i fortë dhe historia flet për këtë. Jam me fat si trajner të kem këta lojtarë dhe me të vërtetë e vlerësoj atë që të gjithë e bëjnë. Edhe në kohët më të vështira. Lufta, vrapimi, dhe ajo që japin të gjithë, por gjërat nganjëherë nuk mund gjithmonë të shkojnë në rrugën tuaj. Klubi i vlerëson lojtarët e vet. Ne nuk mund t’i kontrollojmë gjërat nga jashtë.”