Gjatë dy ditëve të fundit mediet spanjolle kanë publikuar lajme në të cilat thuhej se Neymari e deshiron largimin nga PSG dhe kalimin tek Real Madridi.
Sipas medieve spanjolle transferimi i Neymarit në Real Madrid do të ndodhë në këtë merkato verore, pavarësisht problemit të vetëm që sipas tyre ka të bëjë me shumën e lartë që klubi Madrilen duhet të paguajë për shërbimet e brazilianit.
Por, këtyre thashethemeve iu është përgjigjur vetë lojtari brazilian, Neymari i cili sot në llogarinë e tij zyrtare në Twitter postoi fanellen e re të PSG, për të cilen tha se ndjehet krenar që do ta mbajë të veshur.
“Krenar që do ta vesh fanellën e re dhe të vazhdoj të japë gëzim”, ka shkruar 26 vjeçari.