Mbrëmë Ramos u rikthye të luajë ndaj ish klubit të tij të fëmijërisë ndërsa Ceballos ndaj rivalit të përjetshëm të Real Betisit, ish klubit të tij.
Të dy lojtarët nuk u pritën mirë në stadiumin Sanchez Pizjuan dhe saherë që kishin topin në këmbët e tyre, u vërshëllyen dhe u ofenduan nga i gjithë stadiumi i ekipit vendas.
Kapiteni u vërshëllye më shumë pasi humbi një penallti, shënoi një autogol dhe shënoi një gol nga penalltia, por që në fund iu kërkoi ndjesë për këtë gol.
Ju ftojmë t’i ndiqni dy videot e mëposhtme që tregojnë më së miri se si u vërshëllyen dhe u ofenduan Ramos dhe Ceballos, mbrëmë ndaj Sevillas: