Ekipi ka arritur në stadiumin Sanchez Pizjuan ku sonte do të luajë ndeshjen ndaj Sevillas të vlefshme për La Liga dhe e cila ishte shtyrë para dy javësh për shkak të finales së Copa del Rey.
Gjatë arritjes në stadium, tifozët e ekipit vendas filluan të ofendonin kapitenin Ramos me brohoritjet: ‘Sergio Ramos, bir i k**vës”.
Kapiteni gjendej në autobusin e ekipit dhe natyrisht se kur do të ndëgjojë në media për këto brohoritje do të reagojë duke e ditur që Sevilla është vendlindja e tij.
Ju ftojmë t’a ndiqni videon e mëposhtme për më tepër:
Insultos a Sergio Ramos a la llegada del Real Madrid al Pizjuán https://t.co/dUhJN5dxEI #SevillaFCRealMadrid pic.twitter.com/eNhphZyie8
— MARCA (@marca) May 9, 2018