Në ndeshjen e fundit të ekipit, Cristiano Ronaldo shënoi golin e parë nga penalltia në minutën e fundit të pjesës së parë.
Gjatë goditjes së penalltisë nga Portugezi, kamerat e ndeshjes kapën një moment ku topi u ngrit pak më lartë kur Cristiano vendosi këmbën e majtë afër tij.
Ish bashkëlojtari i tij tek Manchester United, Rio Ferdinand, ka thënë se kjo nuk është e rastësishme për Cristianon pasi këtë e praktikonte në stërvitjet e mëparshme me klubin Anglez.
”Betohem se është e vërtetë. Eshtë një cmenduri. Ai e praktikonte këtë në stërvitje me United.”, thotë ish mbrojtësi anglez.
Kështu ishte ngritur topi para se Cristiano ta godasë penalltinë: