Zinedine Zidane u shfaq në konferencë për shtyp në Valdebebas para ndeshjes së nesërme ndaj Sevillas me fillim në ora 21:30, ndeshje që u shtye për shkak të finales së Copa del Rey.
Tekniku Madrilen diskutoi për këto tema:
Si është ekipi fizikisht?
”Ne e dimë, kemi edhe tri ndeshje në La Liga dhe nesër do të përpiqemi të bëjmë një ndeshje të mirë. Qëllimi është të përpiqemi të përfundojmë sa më lart që është e mundur. Eshtë një mundësi për të marrë 3 pikët dhe për objektivin që kemi. E dimë se ata luajnë shumë mirë. Do të jetë një ndeshje e mirë.”
Sevilla?
”Gjëja e rëndësishme është fillimi i ndeshjes. Ata do të vijnë për presion dhe duhet të bëjmë gjërat që nga fillimi. Sa më mirë të bëjmë atje, aq më mirë për shanset tona.”
A ishte i habitur nga qëndrimi i Messit në El Clasico?
”Nuk jam i befasuar ose nuk do të flas për këtë. Kjo qëndron me lojtarët në fushë. Si të tonët edhe të atyre. Kjo qëndron atje.”
Polemikat e gjyqtarit, garda e nderit?
”Faji i kujt është për të folur për këto? Eshtë i atyre që komentojnë për këto. Ndoshta ju flisni shumë për pak. Gjëja më e mirë është të qëndrojmë me ndeshjen. Jam një mbështetës i kësaj.”
Sinjalizimi i gjyqtarit të katërtë për faull nga Suarez?
”Cfarë do të bëja unë? Ishte një faull, gjyqtari nuk e pa atë dhe kjo është ajo.”
Gjërat në tunel në El Clasico?
”Gjithmonë ka shumë gjëra. Problemi është se sot gjithcka dihet. Ne dimë gjithcka. Shumë kamera dhe komente nga secili, nga shumë lojtarë. Cfarë ndryshon është kjo. Para kësaj ndodhën shumë gjra, por qëndruan në fushë.”
Kamerat e La Ligas?
”Nuk jam këtu për të komentuar cfarë ndodhi me lojtarët. Ka njerëz që e dinë dhe ata do të vendosin. Por nuk do të ndryshojë asgjë. Në fund ka shumë blla, blla, por nuk ndryshon asgjë. Barazuam, dhe ka mbaruar.”
A mendon të minimizoj rrezikimet e lojtarëve në javët e ardhshme?
”Nuk mendoj në këtë, nuk mendoj për dëmtimet dhe atë se cfarë mund të ndodhë para finales. Eshtë e qartë që kemi 25 lojtarë dhe disa prej tyre pushojnë kohë pas kohe, por nuk mendoj se ata do të dëmtohen dhe do të luajmë ndeshjet. Duhet të jeni pozitiv dhe mos të mendoni se cfarë do të ndodhë. Dhe kur të ndodhë, sikur kjo me Cristianon, duhet t’a rregullojmë sa më shpejt që është e mundur. Ky është futbolli. Nuk mund t’a kontrollojm atë, por si trajner duhet të luaj ndeshjet. Do t’i vendos lojtarët që shoh unë të arsyeshme në ndeshjen e nesërme.”
Dëmtimet
”Të gjithë do të arrijnë: Cristiano, Isco dhe Carvajal. Gjëja më e keqe është ajo e Cristianos pasi sapo është dëmtuar por është mirë. Carvajal do të mungojë edhe pak, por fizikisht po punon mirë. Isco po stërvitet. Do të shohim. Të gjithë do të jenë 150% të gatshëm.”
A do të luajë Cristiano para finales?
”Eshtë e pabesueshme por ai tashmë po ecën në fushë. Kjo tregon ambicien e tij, dëshirën për të luajtur.”
Neymar në Madrid?
”Nuk është një lojtar i imi. Nuk do të ndërhyjë në këtë. Unë kujdesem vetëm për të përfunduar mirë sezonin.”
Fanellat e zeza në Munich, pse?
”Më pëlqen ngjyra, asgjë më shumë Shikoni atë që unë kam veshur sot (të zez) dhe është sepse më pëlqen mua. Nuk ka supersticione. Hotelen zgjedhen nga njerëzit e klubit.”
Liverpooli?
”Kanë pak nga gjithcka. Janë në finale dhe e dimë se cfarë kanë: fizikë, teknikë dhe shpejtësi. Janë një ekip anglez, që lufton dhe mbrohet. Por ka mbetur shumë. Salah? Një lojtarë madhështor por nuk është i imi.”
Liverpool vs. Madrid, dy ekipe me më shumë sulm sesa mbrojtje?
”Do të jetë një ndeshje spektakolare, e hapur, me shumë raste. Më e rëndësishmja është të planifikojmë cfarë të bëjmë në ndeshje. Do t’a analizojmë atë në shumë detaje sepse është një finale dhe do të ketë shumë intensitet”
A është Salah në nivelin e Cristianos?
”Nuk e di nëse do t’a fitojë Topin e Artë, por ka pasur një sezon të madh. Nuk do të jetë një Cristiano vs. Salah, por një Madrid vs. Liverpool.”
Gelabert?
”Eshtë e rëndësishme të flasim për akademinë, të ardhmen e Madridit. Eshtë një lojtar shumë i mirë, shumë i guximshëm me topin. Nuk e di nëse do të jetë në parasezon. Eshtë pak herët.”