Neymar po vazhdon rikuperimin e tij nga dëmtimi që pësoi në këmbën e tij para disa muajsh dhe tashmë ka filluar edhe të bëjë stërvitje edhe me topin.
Por ajo që tërheq vëmendjen në rrjetet sociale është personi i fundit që Braziliani ka filluar t’a ndjekë në rrjetet sociale.
Neymar ka 92.8 milionë ndjekës në profilin e tij zyrtar në Instagram dhe personi i fundit që ai ka filluar t’a ndjekë është kapiteni Sergio Ramos. Në një sezon ku ai është shumë i lidhur me një transferim në Madrid, ky veprim i fundit i tij nënkupton dicka, duke e ditur që nuk kishte filluar t’a ndjekë atë gjatë kohës sa ishte në Barcelonë.