UEFA sot ka njoftuar mediat dhe dy ekipet finaliste të këtij sezoni në Champions League, se gjyqtari që do të ndajë drejtësinë në finalen e 26 majit në Kiev do të jetë serbi Milorad Mazic.
Milorad Mazic tashmë ka ndarë drejtësinë në 3 ndeshje të ekipit në të kaluarën: fitoren 3-2 ndaj Sevillas në Superkupën e Europës në vitin 2016, fitoren 1-0 ndaj Baselit në Champions në sezonin 2014/15 dhe barazimin 0-0, poashtu në Champions ndaj Atleticos në sezonin 2014/15.
Por një statistikë mjaftë interesante për këtë gjyqtar është se ai në vitin 2010 ishte zgjedhur gjyqtari më i dobët i kampionatit botëror që u mbaj në Afrikën e Jugut.
110.363 njerëz kishin votuar për gjyqtarin më të dobët të Kupës së Botës, ndërsa 87.362 prej këtyre votave kishin qenë për Mazic.