”Ishte pak faull, apo jo? Por arbitri nuk e pa”, kështu e komentonte Luis Suarez pas përfundimit të ndeshjes. Një veprim që e bëri në minutën e 52, e që solli golin e epërsisë për Barcelonën, teksa deri në ato momente rezultati ishte 1-1.
Kamerat e ‘El Golazo de Gol’ kanë kapur një fragment të kompletuar të golit të Lionel Messit, duke veçuar atë që nuk është parë dhe as dëgjuar nga askush: arbitri i katërt sinjalizoi Hernandez Hernandez për faullin e Uruguajanit ndaj Varanes, përpara se ky i fundit t’ia merte topin dhe t’a pasonte për Messin: ”Është faull i Suarez”, përsëriti ai në dy raste.
Sulmuesi Uruguajan i rrëmbeu topin Varanes pasi e goditi në këmbën e majtë dhe ç’ekuilibroi tërësisht mbrojtësin Francez, që pas kësaj ra në tokë. Në këtë moment, arbitri i katërt, pasi e pa qartë rrjedhën e aksionit, e udhëzoi kryesorin Hernandez Hernandez të ndalonte lojën, por fjalët e tij ranë në vesh të shurdhur.
Loja vazhdoi sikur të mos kishte ndodhur asgjë dhe Barcelona shënoi golin e avantazhit.