Zinedine Zidane u shfaq përpara mediave për të vlerësuar El Clasicon, vendimet e arbitrit dhe gjendjen fizike të Cristiano Ronaldos pas largimit nga pjesa e parë.
Analiza e ndeshjes: ”Kemi bërë një ndeshje të mirë dhe në fund barazimi nuk e di a është i merituar, sepse një skuadër bëri më shumë se një tjetër, por në fund rezultati mbeti kështu. Ata që erdhën për të parë këtë ndeshje, panë një ndeshje të bukur.”
Loja e ekipit: ”Një Barcelona – Real Madrid është gjithmonë e rëndësishme në klasifikim, por sot jo. Duhet t’i përgëzojmë për atë që kanë arritur.”
Vendimet e arbitrit: ”Ka qenë një ndeshje e komplikuar për të, por nuk do të futem në këtë, është e komplikuar, ka patur pak nga të gjitha por kjo nuk do të ndryshoje asgjë. Tashmë kaloi.”
Cristiano: ”Nuk është mirë për momentin, por besoj se do të jetë diçka e vogël, është thjesht një goditje. Nesër do të shohim rezonancën, por kam besim se do të jetë diçka e vogël për të. Nuk brengosem për finalen, do të jemi të gjithë.”