Sonte zhvillohet El Clasico e 238’të në historinë e dy klubeve: Real Madridit dhe Barcelonës.
Deri më tani dy klubet janë përballur gjithësej 237 herë kundër njëra tjetrës në të gjitha kompeticionet zyrtare dhe statistikat janë këto si më poshtë:
– 237 ndeshje
– 95 fitore për Real Madridin
– 49 barazime
– 93 fitore për Barcelonan
– 399 gola të shënuar nga Real Madridi
– 387 gola të shënuar nga Barcelona.
Golin e parë për Madridin në El Clasico e ka shënuar anglezi Arthur Johnson në vitin 1902, golin e 100’të e ka shënuar Sabino Baringa në vitin 1948, golin e 200’të e ka shënuar Gento në vitin 1966 dhe golin e 300’të e ka shënuar Zamorano në vitin 1993.
Nëse ekipi Madrilen shënon sonte atëherë do të ishte goli i tyre i 400’të në historinë e El Clasicos.