Pas testeve mjekësore të kryera gjatë ditës së sotme, Toni Kroos është diagnostifikuar me një dëmtim të lehtë të ligamenteve të jashtme anësore në gjurin e tij të majtë.
Testet e tjera mjekësore që do t’i kryejë mesfushori Madrilen në ditët e ardhshme, do të zbulojnë shkallën e dëmtimit të tij dhe kohën se sa do të qëndrojë Gjermani jashtë fushave.