Real Madridi u rikthye sot të stërvitet për të filluar përgaditjet për El Clasicon e së Dielës (20:45h). Në Valdebebas u vërejt mungesa e Varanes, që e mbylli ndeshjen ndaj Bayern me disa shqetësime në këmbën e djathtë dhe është pothuajse jashtë për duelin ndaj Barcelonës. Francezi do të pushoje këtë fundjave dhe nuk do të vrapoje aspak për të marë masat e duhura që të jetë gati për finalen.
I njëjti vendim është marë edhe për Iscon. Mesfushori ka punuar një pjesë të seancës me grupin, por në tjetrën i veçuar nga pjesa tjetër e ekipit për të vazhduar kështu rikuperimin nga dëmtimi i pësuar në Munich, që e la jashtë edhe për ndeshjen e kthimit në Bernabeu.
Njëjtë si Varane, trajneri nuk dëshiron të ndërmarë ndonjë rrezik me të dhe duket e komplikuar që ai të luaje në Camp Nou. Mungesa e sigurtë është Dani Carvajal, që vazhdon të rikuperohet nga një dëmtim muskular të pësuar në Allianz Arena.
Pjesa tjetër e ekipit është stërvitur me normalitet dhe tashmë shohin përpara për ndeshjes e së Dielës ndaj Barcelonës me vetëbesimin e nevojshëm pas arritjes në një tjetër finale të Championsit.