Ekipi tashmë do të luajë në finalen e Kievit. Lojtarët e Zidane do të dalin në fushë disa centimetra larg trofeut të Champions League, i cili, në realitet, do të jetë disa kilometra larg nga duart e tyre. Eliminatorja ndaj Bayernit dhe dueli i humbur ndaj Juventusit në ndeshjen kthyese, kanë lënë disa dyshime në lidhje me ekipin, disa rregullime që duhen përmirësuar para se ekipi të fluturojë për në Ukrainë.
Në vazhdim ju kemi sjellur 5 gjërat që duhet t’i përmirësojë ekipi para se të shkojë për në finalen e Kievit:
Nuk kontrollon ndeshjet
Bayerni kishte 60% posedimin e topit në Bernabeu dhe në Munich ishte e njejta. 55.6% në pjesën e parë dhe 64.9% në pjesën e dytë. Kroos dhe Modric nuk ishin në gjendje të siguronin mbajtjen e përbashkët të topit dhe duhej të zgjedhnin me pak mundësitë që iu lejonin Bavarezët. Në njërën prej aksioneve kur ekipi kishte posedimin, po, shënoi golin Benzema pas një super aksioni të bashkëlojtarëve.
Humbja e koncentrimit në minutat e parë
Rikthimi i Romas ndaj Barcelonas i ka dërguar mesazh Real Madridit që ndaj Juventusit iu deshën vetëm 2 minuta për t’a gjetur golin. Dhe në qoftë se kjo nuk ishte e mjaftueshme, rikujtojmë mbrëmjen ndaj tyre dhe ndaj Bayernit në Bernabeu. Tre minuta ishin të mjaftueshëm që Kimmich që lojtarët do të vuajnë për të arritur finalen. Dy mostra të gabimeve të përqendrimit që nuk mund të lejohen në finale.
Rikuperimi i Cristianos
Ekipi ka qenë në gjendje të eliminojë Bayernin pa Cristianon që nuk shënoi asnjërin gol, dicka e pazakontë në këtë sezon të Championsit dhe praktikisht në vitet e fundit. Në duelin e parë ai nuk pati raste por në Bernabeu kishte rastin përball Ulreich dhe të dërgonte rezultatin 3-1 por e dërgoi lart mbi portën e tyre. Eshtë detyrë e gjithë ekipit dhe e Zidane që të gjejë bashkëlidhjen me Cristianon në Kiev. Suksesi është në takat e tij.
Ndjenjat e brishtësisë në mbrojtje
Megjithëse fokusi ishte në mungesë të Casemiros në një ndeshje në Bernabeu, është e qartë që Madridi me brazilianin titullar (si në Munich dhe ndaj Juves në Bernabeu), ose pa të, krijojnë mundësi me lehtësi të madhe. Ndaj Bayernit u krijua një vrimë mes linjës mbrojtësëve dhe mesfushës që James ndërmori hapa të mirë për t’a rrezikuar Navasin. Një stil sulmi, shumë vertikal, që është pikërisht arma më e mirë e Liverpoolit, nuk duhet të lejohet në finalen e Kievit.
Ndërmarrja e një hapi para në rezultat
Megjithëse është normale që një ekip duhet të godasë ndaj zonës së rivalit, e vërteta është se Real Madridi e ka bërë të lehtë për Juven dhe Bayernin për të besuar deri në sekondën e fundit. Madrilenët, duke u mbështetur shumë në aftësitë e tyre për kundërsulme, tejkalojnë zonën e tyre, duke lejuar italianët dhe gjermanët të shtojnë rastet dhe të shënojnë golat që kërkonin.