Sipas Mirror, disa tifozë të Liverpoolit nuk e pëlqyen mënyrën se si lojtarët e Real Madridit e veshën fanellën me mbishkrimin ‘A por La 13’, pas kualifikimit në finale të Kievit.
Këta tifozë e krahasojnë këtë fanellë duke thënë se Madridi e konsideron si të fituar këtë trofe dhe se është një mungesë respekti për t’a të cilët gjithashtu do të luftojnë për këtë trofe.
Madje ata e kanë krahasuar këtë situatë sikurse atë të Gattusos kur pas rezultatit 3-0 të Milanit në finalen e Stambollit, e preku trofeun duke menduar se e fitoi por që në pjesën e dytë e humbi atë. Kështu e konsiderojnë në Liverpool, mënyrën kur lojtarët Madrilen veshën fanellën me mbishkrimin ‘A por La 13’, i cili ka kuptimin ‘Le të shkojmë për të 13’tën’ dhe jo se si e mendojnë ata.