Rezultate e ekipit në finale kundër ekipeve britanike janë negative. Asnjë triumf nuk ka arritur ekipi dhe ka pësuar 3 humbje në 3 finale që i ka luajtur ndaj ekipeve nga Britania.
Finalja e parë ishte në Recopa e vitit 1971 ndaj Chelseas. Në ndeshjen e parë në Athinë, përfundoi me barazim 1-1 ndërsa në ndeshjen kthyese Chelsea fitoi 2-1 dhe kështu i mori titullin ekipit.
Finalja e dytë ishte në vitin 1981 në Copa de Europa ndaj Liverpoolit në Parc des Princes. Liverpooli fitoi 1-0 me golin e Alan Kennedy në minutën e 82’të për t’u shpallur kampion i Europës.
Finalja e tretë ishte sërish në Recopa ndaj Aberdeen të Skocisë në vitin 1983. Ekipi u gjend në disavantazh pasi britanikët shënuan përmes Alex Ferguson ndërsa rezultatin e barazoi legjendari Juanito. Finalja shkoi në vazhdime (1-1) dhe Aberdeen edhe njëherë shënoi në minutën e 112’të nëpërmjet Hewitt, për të fituar titullin para Madrilenevë.