Cristiano Ronaldo shënoi dy gola në fitoren e ekipit të mërkurën mbrëma ndaj PSG-së me rezultat 3-1 në Bernabeu.
Portugezi edhe njëherë u tregua vendimtar për ekipin duke shënuar dy gola shumë të rëndësishëm në kompeticion e vetëm që Madridi ka gjallë shpresat për të fituar titull pasi tashmë gara për La Ligan praktikisht është e humbur dhe të eliminuar nga Copa del Rey.
Ajo që ra në vëmendje të kamerave të ndeshjes është festimi i veçantë i Portugezit para tifozëve pas golit të dytë që shënoi në minutën e 83’të.