Mesfushori Gjerman, Toni Kroos, dhënë një intervistë për portalin Time 4 Sport në të cilën ka folur për kualifikimin në finale, Real Madridin dhe ish klubin e tij Bayernin.
Jeni në finale përsëri dhe pas një loje të cmendur?
”Po, unë mendoj që gjithmonë kur luajnë këto dy ekipe do të jetë një ndeshje e cmendur. Sidomos për shkak se të dyja skuadrat janë të mira në sulm, por ndonjëherë ne nuk jemi aq të mirë në mbrojtje, ndoshta ne më pak, por kemi avansuar dhe kjo është me rëndësi.”
Intervistat e lojtarëve të Bayernit pas ndeshjes duke thënë se bënë gabime?
”E pra, po. Por ekipi tjetër gjithashtu duhet të përfitojë nga kjo dhe ne e bëmë atë pa mëshirë. Besoj se luajtëm më mirë se javën e kaluar në Munich por gjithsesi Bayerni ishte shumë i rrezikshëm këtë herë.”
Cfarë do të merrni nga këto dy ndeshjet për finalen e Kievit?
”Kur eliminoni një ekip si Bayerni duhet të merrni shumë gjëra pozitive, vecanarisht kur luhen ndeshje të këtij niveli. Në vitin e kaluar luajtëm më mirë me kundërsulme dhe shënuam më shumë gola. Në të dyja ndeshjet kemi pasur që të ndjekim shumë topin, por në këtë ndeshje patëm shumë raste, ndryshe nga ndeshja në Allianz Arena. Por është e qartë që në finale duhet të mbrohemi më mirë.”
A keni akoma vend në dhomën e trofeve?
”Nëse jo, duhet t’i bëjmë një vend. Seriozisht është e mahnitshme të jemi në finale të Champions League për vitin e tretë radhazi dhe të kemi mundësinë t’a fitojmë atë për të katërtën herë në 5 vitet e fundit. Eshtë e vështirë për mua të gjej fjalë për t’a përshkruar këtë. Kur bëhet fjalë për Champions kemi një motivim shtesë. Për netët si kjo ne luajmë futboll, por kalimi para dhe vazhdimi me fitore nuk është normale.”